Rita Ora, “topless” për revistën ‘Elle’

01/04/2014 00:00

Rita Ora ka rrëfyer se nuk e kishte provuar ndjenjën e dashurisë derisa njohu të dashurin e saj aktual, Calvin Harris.

Këngëtarja shqiptare me origjinë nga Kosova e zbuloi këtë gjë në një intervistë për revistën ‘Elle’, në kopertinën e së cilës ka pozuar “topless”.

“Nuk mendoja se do të dashuroja ndonjëherë, por ja që ndodhi. Nuk e kisha provuar kurrë më parë këtë ndjenjë”, tha 23-vjeçarja.

Rita dhe Calvin kanë bashkëpunuar për këngën e saj më të fundit me titull ‘I Will Never Let You Down’ dhe duke folur për albumin e ri ku përfshihet kjo këngë, Rita tha: “Do flas hapur: tek albumi i parë nuk e dija se çfarë po bëja. Isha një fëmijë që po argëtohesha. Kësaj radhe jam më e pjekur.”

FOTO GALERI
2/3

Top Channel