Indi, dorëhiqet ambasadorja amerikane

01/04/2014 00:00

Ambasadorja amerikane në Indi, Nancy Powell, ka njoftuar vendimin e saj
për t’u dorëhequr, për të cilin i ka dërguar edhe një letër presidentit
Barack Obama.

Burime diplomatike kanë deklaruar se nga njëra anë, dorëheqja mund të jetë e lidhur me tensionet e ngjallura nga arrestimi në janar i zv.konsulles indiane në Nju Jork.

Devyani Khobragade u arrestua nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve që kishin të bënin me shërbyesen e saj, zëra që u mohuan më vonë nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Muajin e kaluar një gjyqtare amerikane rrëzoi akuzat e ngritura ndaj diplomates së Nju Delhit, veprim ky që mendohej se do të shkrinte akujt mes dy vendeve.

Zonja Khobragade, e cila pas arrestimit u largua nga Shtetet e Bashkuara, u shpreh përmes avokatit të saj se, drejtësia dhe ligji kishin mbizotëruar në këtë vendim.

India kërkoi nga Shtetet e Bashkuara që të kërkonin ndjesë pasi diplomatja u arrestua dhe iu bë një kontroll i imtësishëm.

Nju Delhi zyrtar deklaroi se ndihej i shokuar nga mënyra e arrestimit dhe urdhëroi një seri kundërsulmesh ndaj Amerikës, përfshirë dëbimin e një diplomati amerikan nga India.

Prokurori amerikan Preet Bahara deklaroi se zonja Khobragade ishte trajtuar me një mirësjellje të cilën shumë amerikanë nuk do ta përjetonin gjatë një arrestimi dhe tha se kontrolli i saj, i bërë nga një agjente femër, ishte një praktikë standarde.

Top Channel