Filmi i fundit i Brittany Murphy shfaqet 5 vjet pas vdekjes së saj

01/04/2014 00:00

Në muajin prill do të shfaqet për herë të pare, plot 5 vjet pas vdekjes së saj, filmi i fundit i interpretuar nga Brittany Murphy.

‘Something Wicked’ është një thriller psikologjik që tregon historinë e një çifti të ri që kërkon të martohet, por sekretet nga e kaluara dhe forca të errëta të së tashmes e pengojnë këtë gjë.

Premiera e filmit do të jetë në datën 4 prill në Oregon e më pas do të shfaqet edhe në Siatëll e Portland (SHBA).

Producentët e filmit shpresojnë që kërkesat për bileta të jenë të shumta në mënyrë që filmi të shfaqet edhe në vende të tjera.

Ja çfarë shkruajnë në Facebook: “Nëse do të ketë sukses, mund ta shfaqim edhe në qytete të tjera. Për këtë arsye kemi nevojë për ndihmën tuaj!”

Brittany Murphy vdiq në dhjetor të vitit 2009 për shkak të një pneumonie që u rëndua nga anemia dhe një përzierje ilaçesh.

Top Channel