Elefanti refuzon Kim Kardashianin
01/04/2014 00:00
Është mbretëresha e “selfie”-ve pas shumë fotosh seksi të postuara me bikini, por duket se jo të gjithë e pëlqejnë Kim Kardashianin.
Gjatë pushimeve që po kalon në Tajlandë me familjen e saj, 33-vjeçarja u përpoq të bënte një “selfie” me një elefant të vogël, por kafsha nuk ishte aspak dakord dhe protestoi duke i kapur me feçkë flokët e gjatë.
Kimi u frikësua shumë dhe u largua me vrap duke bërtitur.
Edhe pse fotoja kësaj radhe nuk u realizua me sukses, jemi të bindur se në të ardhmen partnerja e Kanye West do ia dalë të bëjë “selfie”-t që ka programuar.
Top Channel