5 vendet që fituan më shumë milionerë

01/04/2014 00:00

Milionerët janë duke lëvizur nëpër vende të ndryshme si asnjëherë më
parë duke sjellë një shpërndarje të re dhe një balancim krejt ndryshe të parave dhe
pasurive anembanë globit.

Sipas një raporti të “New World Health”, Britania qe një ndër vendet më të mira të botës për vendqendrimin e milionerëve në dekadën e kaluar. Nga viti 2003 deri në 2013, Britania pati një fluks prej 114,100 milionerë, njerëz me pasuri prej të paktën 1 milion dollarësh.

Në vend të dytë renditet Singapori, me 45 mijë milionerë. Ky është vendi i dytë tërheqës në botë për njerëzit e pasur, falë politikave të taksave të buta dhe sigurisë. Në vend të tretë renditen SHBA-të, me 42 milionerë dhe më pas Australia dhe Hong-Kongu me nga 22,200 milionerë.

Por prej nga vijnë këta njerëz të pasur? Kryesisht vendi i origjinës së tyre është Kina. Po sipas këtij raporti, Kina pati një rrjedhje të  76,200 milionerëve në dekadën e fundit. India po ashtu është një vend i mirë prej nga dalin milionerët, me një numër prej 43,400 të tillë, e ndjekur nga Franca, Italia dhe Rusia.

Raporti thotë se milionerët kinezë po lëvizin drejt Hong-Kongut, Singaporit dhe Britanisë, milionerët indianë preferojnë Britaninë, SHBA-të dhe Australinë, ndërsa ata francezë dhe Italianë stacionohen kryesisht në Britani dhe në Zvicër.

Një numër i konsiderueshëm milionerësh zviceranë po ashtu po lëvizin kryesisht në Singapor, Britani dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Studimi tregon se Londra ka numrin më të madh të milionerëve me 333,300 të tillë, e ndjekur nga New York me 300, 100 , nga Tokio me 222,500 dhe Singapori 225, 000 milionerë.

Top Channel