Lady Gaga u paraqit e veshur si sirenë ditën e dielë në rrugët e Nju Jorkut, ku këngëtarja e famshme po performon 7 ditë radhazi në Roseland Ballroom.

28-vjeçarja zgjodhi të ecte vetëm me të brendshme shumëngjyrëshe duke nxjerrë në pah trupin e saj me shumë tatuazhe edhe pse temperaturat nuk ishin të larta.

Disa orë më parë, Lady Gaga kishte dalë në publik me një maskë të bardhë që e kishte kombinuar me fustan dhe çizme të bardha, duke i ngjarë kështu një njeriu prej bore.

Pas performancave në Roseland Ballroom, këngëtarja do të ketë disa javë pushim para se të nisë turin botëror ARTPOP në datën 4 maj.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel