Izrael,dënohet ish-Kryeministri Olmert

31/03/2014 00:00

Akuzat për mitmarrje i kushtuan postin në 2008-tën, dhe tani,
ish-kryeministri izraelit Ehud Olmert është shpallur fajtor nga Gjykata
Tel Avivit që shqyrtoi rastin e tij, i konsideruar si një prej
skandaleve më të medha të korrupsionit të ekspozuara ndonjëhere në
Izrael.

E ashtuquajtura “afere e tokes se shenjte” i takon kohes kur Olmert ishte kryetar bashkie i Jeruzalemit. Pikerisht, ne ate periudhe ai ka marre rryshfete ne kembim te ndihmes per hartuesit e projektit te nje parku rezidencial ne kete qytet. Akuzat e mitmarrjes per ish-kreun e ekzekutivit izraelit nuk perfundojne megjithate me kompleksin e apartamenteve luksoze “toka e shenjte”.

Por ne disa procese gjyqesore kunder tij te ngritura po me akuzen e korrupsionit, Olmerti eshte shpallur i pafajshem. Drejtuesi 68-vjeçar i partise Kadima mohon cdo veprim te gabuar e madje ka lene te kuptohet se nuk e perjashton rikthimin ne politike. Gjate dhenies se vendimit ne Tel Aviv, gjykatesi David Rozen tha se rasti i ish-Kryeministrit “ekspozon Qeverisjen gjithmone e me te korruptuar e te kalbur te vendit ne kalimin e viteve”` dhe shumat e medha qe i paguhen zyrtareve publike ne kembim te favoreve te ndryshme.

Olmerti pasoi ne krye te ekzekutivit izraelit, Ariel Sharonin janarin e vitit 2006, pasi ky i fundit pesoi nje hemoragji cerebrale, e cila e la ne gjendje kome per vite te tera. Kryetar bashkie i Jeruzalemit, ai ka qene ne periudhen  e viteve 1993-2003.

Top Channel