Prangosën 18-vjeçarin teksa po vdiste prej plagëve të thikës, dy policë në Angli hetohen për sjellje të rëndë pas arrestimit
Dy gazetarë spanjollë të marrë peng në Siri gjashtë muaj më parë nga kryengritësit ekstremistë u liruan ditën e dielë.
E përditshmja “El Mundo” informoi se korrespondenti i saj, Javier Espinoza, telefonoi në redaksi për të thënë se ishte liruar së bashku me fotografin Ricardo Garcia Vilanova.
Espinoza saktësoi se militantët i kishin dorëzuar ata në kufi tek ushtarët turq.
Disa dhjetëra gazetarë mbeten peng ose janë vrarë prej kryengritësve brenda Sirisë.
Espinoza dhe Vilanova ishin marrë peng nga organizata famëkeqe e Frontit Islamik të Irakut dhe Levantit, pranë kufirit me Turqinë në shtator.
Gazetarët ishin duke u larguar nga vendi në fund të misionit të tyre dy-javor, kur u kapën prej rebelëve.
Prej disa muajsh, nuk dihej më asgjë për fatin e tyre dhe për vendin se ku mund të ishin duke u mbajtur në kushtet e izolimit.
Top Channel