Shpallet në kërkim 19-vjeçari Sallaku
30/03/2014 14:40
Policia e Tiranes vazhdon aksionin për kapjen e Zhenklaudjo Sallakut, i shpallur në kërkim një ditë më parë, pasi tentoi të grabisë tre gra dhe më pas plagosi edhe dy policë, duke i goditur me motoçikletën e tij.
19-vjeçari Sallaku akuzohet për vepren penale vrasje në rrethana cilësuese e mbetur në tentative në bashkëpunim.
Policia, gjatë hetimeve po punon edhe për identifikimin e personit të dytë që e shoqeronte atë në grabitje.
Sipas uniformave blu, kapja e Sallakut, do t’i çoje edhe ne identifikimin e bashkëpunëtorit.
I kerkuari ishte personi me precedente penale dhe me tendence per të kryer grabitje me dhunë.
Top Channel