Restaurimi i Fototekës “Marubi”

30/03/2014 00:00

Kur s’flitej as për shtet e as për ligj, e kur harta e sundimit osman e 1850-s ishte e zgjeruar deri në vilajetet shqiptare shfaqet fotografia.

Pjetër Marubi hap të parën studio fotografike në Shkodër, traditë që u vijua deri në 1970-n në tre breza në këtë familje, vit kur diktatura komuniste do të burgoste të fundmin e Marubëve, Gegë Marubin.

Por, edhe 23 vjet pas rënies së komunizmit, aktiviteti fotografik i mbi 120 vjeteve të familjes shkodrane u la në harresë dhe shume pak sot e dinë se në arkiven e saj, në kushte mjerimi dhe lageshtire janë mbi 500 mije negativë që më shumë sesa per art, janë tregues të identitetit tonë kombëtar.

Me këtë bindje, qeveria shqiptare dhe Ministria e Kultures kanë hapur konkursin ndërkombetar për “restaurimin dhe muzealizmin e Fonotekes kombetare Marubi” mberriten ne fazen finale ku nga 26 studio qe garuan u perzgjodhen pese te tilla, per te mberritur tek fituesi.

“Ndërtesa që na mbledh sot këtu për t’u bërë objekt transformimi muzeal do të jetë një strehë e sigurt e këtij thesari, pasi çdo pjesë e trashëgimisë është e shtrenjtë e s’mund ta lëmë në mëshirë. Thesari Marubi do të vendoset në zemër të Shkodrës”, deklaroi ministrja Kumbaro.

Me ngritjen e kesaj vepre, synimi eshte tha ministrja kumbaro perfshirja e fonotekes marubi ne trashegimin e UNESKO-s.
Në fjalën e rastit, kryeministri Rama tha: “Duke shpëtuar thesarin e Marubëve ne shpëtojmë një pjesë të rëndësishme thesarit të trashëgimisë europiane. Ne besojmë që duke bërë hapa si ky hap që bëjmë sot, duke siguruar thesare si ky thesar i madh që e sigurojmë sot ne bëjmë të mundur në radhë të parë rritjen e dinjitetit kombëtar e forcimin e identitetit europian. Njëkohësisht, synimi i kësaj qeverie është bërja e lidhjes së plotë me territoret që dikur kanë qenë territore bashkëjetese intensive midis të dy anëve dhe pa dyshim, me qëllimin që të gjithë territoret e banuara nga shqiptarë të jenë të integruar në një pellg shkëmbimesh njerëzore, ekonomike, e kështu me radhë”.

Duke e vleresuar si fatkeqesi qe ne shume vite, ne Shqiperi Marubi nuk eshte vleresuar ashtu si duhet dhe sa duhet, ne ndryshim nga sa fotografia e tyre ka dritheruar jashte kufijve,  Kreu i qeverise  deklaroi se vit pas viti do te rrise vememendjen per kulturen dhe trashegimine kulturore.
Por, Fotoneka “Marubi” eshte vetem fillimi. Pasi menjehere pas kesaj, do te nise rivleresimi i te gjithe trashegimise kulturore te kryeqendres se veriut.

Top Channel