Banorët e Amazonës në Brazilit përgatitën heshtat për të luftuar pasi panë për herë të parë në jetën e tyre një aeroplan.
Imazhet u kapën prej një avioni një javë më parë, që kaloi në lartësi të ulët pranë tokës një javë më parë.
“Njerëzit e egër” që jetojnë në kufirin braziliano-peruan, në pyjet e dendura të Amazonës, besohet se jetojnë në kushte të një izolimi të plotë, pa pasur asnjë kontakt me botën e jashtme.
Numri i përgjithshëm i banorëve besohet të jetë 200 dhe ata gëzojnë një status të veçantë nga qeveria braziliane, që i konsideron këta shtetas me një status të veçantë dhe i lejon të jetojnë sipas zakoneve vendase.
Në të gjithë Brazilin, nëpër pyjet e Amazonës besohet se jetojnë me mijëra “persona të egër” në këto kushte.
Top Channel