Lamtumirë Artistit të Merituar Hysen Koçia

30/03/2014 13:25

Në Tiranë iu dha lamtumira artistit të merituar, baritonit Hysen Koçia, i cili ndëroi jetë në moshen 74-vjeçare.

Gjatë karrierës artistike, deri në vitin 2000 kur doli në pension, Koçia realizoi në skenën e TOB me dhjetëra role dhe kryerole të literaturës operistike shqiptare dhe botërore si dhe qindra koncerte vokale, recital me këngë popullore të inkuadruara në turne koncertore të organizuara nga ky institucion, brenda dhe jashtë vendit.

Hysen Koçia ka marrë pjesë aktive në pothuaj të gjitha aktivitetet kryesore, të jetës muzikore shqiptare, në Koncertet e majit, konkurset e këngëtarëve lirikë , festivalet e romancave dhe Festivalet e këngës në RTSH, etj.

Për aktivitetin e tij është nderuar me shumë çmime lokale dhe kombëtare si dhe me titullin Artist i Merituar.

Homazhet në nder të Koçisë janë zhvilluar paraditen e të dielës në ambientet e Teatrit Kombetar të Operas dhe Baletit.

Kryetari i Bashkise së Tiranës, Lulzim Basha vlerësoi veprën e artistit, duke u shprehur se ai ia përkushtoi jetën artit, të cilin ia dhuroi shoqërisë.

Top Channel