Gjithmonë edhe më e fortë lidhja Michelle-Cara

30/03/2014 10:00

Ndonëse janë të lidhura prej disa muajsh, Michelle Rodriguez dhe Cara Delevingne duket se janë ende duke kaluar ditët e tyre të mjaltit.

Aktorja 35-vjeçarja dhe supermodelja 14 vjet më e re u fotografuan ndërsa janë duke kaluar disa ditë pushimi në Meksikë.

Ndonëse të vetëdijshme për prezencën e kamerave, vajzat nuk mundën të mbanin për asnjë çast duart larg njëra-tjetrës.

Pasi Michelle mbështeti Carën në disa sfilata të realizuara në Europë, të dy vajzat e famshme vendosën se kanë ende dëshirë të qëndrojnë bashkë dhe lanë të gjithë angazhimet për të qëndruar pranë njëra-tjetrës.

FOTO GALERI
2/13

Top Channel