Rigelsi: Big Brother më bashkoi me familjen

29/03/2014 00:00

“Ja kam kaluar shumë bukur. Jam kënaqur jashtë mase. Eksperiencë e jashtëzakonshme, e paharrueshme dhe nuk do ta harroj asnjëherë”.

Me këto fjalë, Rigelsi, banori që la shtëpinë e Big Brother këtë javë nisi rrëfimin në Fans Club të aventurës së tij brenda katër mureve i vëzhguar nga kamerat 24 në 24 orë

Hera-herës nga jashtë dukej i frikësuar në lojën brenda shtëpisë, ndërsa komenton edhe sherrin e famshëm me Jonën, e cila sipas tij e kishte provokuar gjatë gjithë kohës. Rigelsi rrefen edhe momentet e takimit me djalin e tij dhe ish-bashkëshorten e tij pas 3 vitesh.
 
“Unë nuk isha aspak i frikësuar nga loja. Nuk mendova ta lija lojën në momentin kur takova djalin. Nuk e mendova. Por kur më doli emri tek nominimi, dëshiroja që të kisha dalë”, thotë ai.

“Më penalizoi problemi me veshkën dhe ana psikologjike. Në një moment isha shumë keq. Sa për përleshjen me Enkelejdin mendoj që më shtoi më shumë fansa. Problemi i veshkave nuk më lejoi që të isha aq aktiv, kjo mendoj që ndikoi dhe më penalizoi në daljen time”, shton ai.

Planet për të ardhmen, pas aventurës në Big Brother?

“Do luftoj sic kam luftuar që të bashkohem me familjen time. Kjo është shumë e rëndësishme për mua. Ky është synimi që dua të arrij. Të parën e arrita, isha në Big Brother, takova familjen dhe tani dua të gjej mundësinë që të rregulloj punët me ish-gruan time përgjithmonë. Big Brother më ka dhuruar më shumë buzëqeshje, kënaqësi dhe djalin tim, që kisha 3 vjet pa e parë”.

Anastasia, ish-bashkëshortja e tij para nisjes për në Amerikë i la shënim një letër ku i kërkonte ndjesë për cfarë kishte ndodhur mes tyre dhe tashmë ‘topi është në anën e Rigelsit’. Po vetë ai cfarë ka në mendje?

“Tani hapi i parë është që të mundohem dhe të arrij në Amerikë dhe atje mund t’i jap një mundësi lidhjes tonë, ta provojmë edhe njëherë. Kisha mbi 3 vjet që e prisja atë letër dhe më qetësoi dhe më bëri të ndjehem mirë, më kënaqi që më kërkoi falje. Ajo mori hapin e parë dhe tani është radha ime. Ajo dëshiron që në verë të vijë në Rusi dhe ftesa ishte edhe për mua, ku mund të më ndihmojë edhe me vizën që më nevojitet”.

Në fund të rrëfimit të aventurës së tij, ai flet edhe për banorët e tjerë, duke shprehur simpati për Nevilën, që sic thotë ai “është një vajzë dhe njeri shumë i mirë, por pak nevrike”. Sa për Jonën dhe grupin e vajzave të tjera, me të cilat Rigelsi kishte konflikte brenda shtëpisë, përvec Violetës, ai tha se ndoshta gaboi duke u afruar shumë me to, duke lejuar më shumë sec duhet shakatë.

Top Channel