Edhe pse një pjesë e madhe e të moshuarve, e quajnë ndëshkim, është
rritur ndjeshem numri i kerkesave per te qendruar ne azil. Te gjendur te
vetem, pa para dhe pa përkrahje, Instituti per Perkujdesjen e te
Moshuarve eshte e vetmja shprese e mbetur per ta.

“Kërkesat e të moshuarve për të ardhur në institucon janë më të larta se sa vitet e kaluara. Le të themi që ata të moshuar që vijnë dhe bëjnë kërkesën për t’u akomoduar në Institucionin tonë janë të moshuar, të cilët vijnë nga familje me probleme të shumta sociale”, thotë drejtoresha e Institutit për Përkujdesjen e të Moshuarve në Fier, Daniela Hasanaj.

Por, kriza ekonomike ka prekur thelle qindra familje shqiptare, nje pjese e madhe e te cilave sot gjenden edhe para divorceve. Në keto kushte, përkujdesja per te moshuarit, jo vetem që nuk bëhet, por në jo pak raste kthehet në dhunë.

Janë me dhjetëra gra të moshuara, që gjenden të vetme pas largimit nga jeta e bashkëshortëve, teë cilat kanë kërkuar të strehohen në azil, pasi kanë përjetuar për një kohë të gjatë dhunën psikologjike dhe fizike të fëmijëve të tyre.

“Përgjithësisht janë gratë që abuzohen në familje, të cilat kanë ardhur në institucion, pikërisht për këtë arsye, sepse ndjehen të dhunuara në familjet e tyre. Këto gra kanë patur vetëm fëmijët, sepse bashkëshortët u kanë vdekur. Problemet sociale, si papunësia,  ndikon shumë në abuzimin që kryhet brenda familjes”, thotë Hasanaj.

Ne te gjithe vendin eshte rritur numri i te moshuarve qe kerkojne te kalojne vitet e fundit ne azile pasi jane gjendur te braktisur dhe pa asnje vend tjeter ku mund te jetojne.

Top Channel