Prej më shumë se një viti ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave italiane dhe më gjërë si pjesë e skandaleve seksuale të ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi.

Bukuroshja nga Maroku, Kharima El Mharog, e njohur ndryshe si Ruby Rubacuori duket se ka hedhur pas krahëve të shkuarën dhe është përqendruar në shijimin e fruteve të famës së marrë pa dashje.

23-vjeçarja ka postuar një seri fotosh të shkrepura në plazhet më luksoze dhe mahnitëse nëpër botë, që nga Dubai e deri në Playa del Carmen në Meksikë. Nënë e një vajze 2-vjeçare nga lidhja me Luca Risso, Ruby, thonë miqtë e saj ‘ka venë mend’ duke investuar për të ardhmen.

Sipas mediave italiane në Meksikë dhe Dubai 23-vjeçarja nuk ka shkuar thjesht për pushime. Të njëjta burime shtojnë se në Meksikë Ruby ka hapur një restorant të pagëzuar me emrin “Casa Sofia”, ashtu si emri i vajzës së saj, ndërsa në Dubai po shqyrton mundësinë e investimit në pasuri të patundshme me vlerë që shkon deri në 1.5 mln euro.

Shumat janë marramendëse dhe të gjitha pyesin: ku i gjeti gjithë këto para, ish-vajza eskortë? Hetuesit italianë gjatë procesit gjyqësor zbardhën një telefonatë ku Ruby kërcënonte Berlusconi-n se do të tregonte gjithcka nëse nuk i paguante 5 mln euro, por gjatë dëshmisë mohoi gjithcka duke thënë se bëhej fjalë për një shaka.

Ruby ishte në qendër të procesit ndaj ish-kryeministrit italian, të akuzuar për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me të, në kohën kur ajo ishte minorene.  

Top Channel