Angelina Jolie dhe ministri i Jashtëm britanik William Hague kanë
vizituar varrezën e Srebrenicës, në lindje të Bosnje-Hercegovinës.

Në varrezën në fjalë aktorja ka bërë homazh bashkë me familjarët e mijëra viktimave myslimanë, të masakruar në korrikun e vitit 1995 nga trupat serbe të udhëhequra nga gjenerali Ratko Mlladiç.

Sipas Munira Subashiç, kryetare e shoqatës Nënat e Srebrenicës, aktorja amerikane u largua nga qyteza e përlotur dhe e tronditur pasi dëgjoi historitë e shumta të familjarëve të viktimave.

Angelina Jolie njihet për angazhimet e saj si ambasadore e UNICEF për vendet e prekura nga konfliktet e armatosura. Masakrës së Srebrenicës ajo i ka kushtuar edhe filmin e saj “Në tokën e gjakut dhe mjaltit”.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel