Lopez, e papërballueshme me të kuqe

28/03/2014 17:10

Një gjykatëse e “American Idol”, Jennifer Lopez rrëmbeu vëmendjen e publikut ditën e enjte, duke shfaqur anën e saj më të mirë me një fustan të mrekullueshëm ngjyrë të kuqe.

44-vjeçarja, mbi taka dhe me fustanin e puthitur pas trupit, tregoi se nuk njeh se çfarë do të thotë kalim i viteve, ndërsa mbetet po aq mahnitëse sa përherë.

J-Lo, ndonëse po i drejtohet dekadës së pestë të jetës së saj, vazhdon të shquhet veçanërisht për të pasmet, të cilat kanë fituar që shpesh del mbi popullaritetin e këngëtares.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel