Look-u i çuditshëm i Rita Orës

28/03/2014 00:00

Ajo është e njohur për stilin e saj të guximshëm të të veshurit. Dhe
Rita Ora me siguri bëri që njerëzit të kthenin kokën për të parë look-un
e saj teksa u shfaq të premten e veshur me një triko që ngjante më
shumë me një rrogozë të vjetër.

Gjithashtu, 23-vjeçarja vuri në dukje flokët e gjatë të verdhë, të cilat i kishte zgjatur në një sallon bukurie. Por vëmendjen edhe në këtë rast nuk e morën flokët.

Në sy ranë pantallonat blu që këngëtarja kishte veshur për të shkuar në studion e Capital Radio të Londrës, të cilat më tepër sesa moderne dukeshin sikur ishin shqyer nga qentë.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel