Mila Kunis nuk e lë shtatzëninë e saj t’i pengojë punën. Aktorja u shfaq
përkrah Channing Tatum për të promovuar filmin e tyre të ri “Jupiter
Ascending”, në një ceremoni në Las Vegas.

Aktorja 30-vjeçare u përpoq ta fshihte barkun paksa të fryrë teksa pozoi për fotografët me kolegun e saj.

Mila u shfaq shik me një fustan blu që tregonte më së miri linjat e saj dhe që shkonte shumë me këpucët e errëta dhe me xixa. Sa i përket grimit, ai vinte në dukje bukurinë natyrale të aktores me një makeup bronz dhe një buzëkuq të ndritshëm.

Bukuroshja brune u përpoq të mbante barkun e saj të fshehur duke vendosur para tij krahun gjatë gjithë kohës që pozoi përkrah Tatum.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel