Paltrow: Dua një punë zyre

27/03/2014 17:40

Aktualisht, Gwyneth Paltrow është duke përjetuar ndarjen më miqësore të botës, duke qënë me pushime me fëmijët dhe tashmë ish-bashkëshortin e saj Chris Martin.

Me ndarjen, duket se 41-vjeçarja është e vendosur që të nisë një stil tërësisht të ri jetese.

Në një intervistë për revistën “E!”, Paltrow pranoi se është duke studiuar mundësinë që të tërhiqet nga aktrimi, për t’i kushtuar më shumë kohë fëmijëve të saj.

“Mendoj se është më e lehtë kur ke një punë zyre, për shkak të rutinës dhe orareve të përcaktuara. E ke të qartë se çfarë mund të bësh në mëngjes dhe se çfarë do të bësh kur të kthehesh në darkë”, tha aktorja.

Ndërkohë, këto foto (imazhet e mëposhtme), janë marrë nga ishulli i Karaibeve ku Paltroë është duke kaluar këto ditë pushimesh.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel