“Cara nuk është kushedi se çfarë”

27/03/2014 19:40

Kur parakaluan në pasarelë disa javë më parë, ata u dukën si një prej çifteve më të realizuar të botës së modës.

Cara Delevigne është një prej modeleve me rritjen më të shpejtë të momentit, ndërsa Karl Lagerfeld një prej stilistëve më të njohur në industrinë e modës.

Megjithatë, 80-vjeçari ndau të enjten një vlerësim aspak pozitiv për modelen, një prej mikeshave më të mira të Rita Orës në botën e “show-bizz”.

“Ajo nuk është një nga ato bukuritë që të ngel syri. Ka forma të çuditshme, ndonëse janë këto forma që e bëjnë të veçantë”, tha njeriu që ka krijuar një prej linjave më të famshme në botë, atë të “Chanel”.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel