Britani, zgjedhjet elektronike

27/03/2014 00:00

Britania duhet te kaloj ne sistemin e votimit online, per te shmangur
apatine elektorale, ka kerkuar kryetarja e Komisionit Qendror te
Zgjedhjeve ne Britani te Madhe, Jenny Watson.

“Brezi i atyre qe bejne shopping online dhe perdorin masivisht internetin per shume nga aktivitetet e perditshme ne jeten e tyre, po largohen gjithnje e me shume nga sistemi i vjeter tradicional i regjistrimit per votimim dhe nga vete pjesemarrja ne votime.Demokracia do duhet t’i pergjigjet menyres sone te jetese ne ditet tona”, thote kryetarja e Komisionit britanik te Zgjedhjeve.

Ka nje shqetesim ne rritje se duke qene se teknologjia ka ndryshuar ne menyre masive ne dekaden e fundit dhe nese sistemi elektoral nuk ruan te njejten shpejtesi, gjithnje e me shume sistemi i votimit do tingellojë i huaj dhe i vjeteruar per votuesit britanikë.

Sipas shifrave zyrtare vetem 56 per qind e votuesve te moshes 19-24 vjeçare jane te regjistruar e krahasuar me 94 per qind te atyre qe jane 65 vjeç e siper. Komisioni i Zgjedhjeve ne Britani po shqyrton mundesite e modernizimit perfshi edhe ata votues qe harrojne te regjistrohen, ne menyre qe ta bejne nje gje te tille ne qendren e votimit dhe te votojne.

Nga qershori Britania do te kaloje ne regjistrimin zgjedhor automatik te votuesve. Kjo do t’i japë fund konceptit te shekullit te 19, sipas te cilit kryetari i familjes ishte pergjegjes per regjistrimin e anetareve te familjes se tij. Mesohet se kjo levizje ndodh kur ka te dhena per mashtrime elektorale veçanerisht ne bastionet e laburisteve.

Estonia eshte vendi qe perdor me shume sistemin elektronik te votimit ne zgjedhjet e pergjithshme dhe per te shmangur mashtrimet perdorin kartat biometrike te identitetit, nje gje qe Qeveria britanike dhe aktivistet e privacise e kundershtojne ashper si shkelje e te drejtave te njeriut.

Top Channel