Paltrow puthet me ish-të dashurin

26/03/2014 17:40

Gwyneth Paltrow informoi për ndarjen miqësore me bashkëshortin e saj të dhjetë viteve të fundit ditën e martë.

Një lëvizje befasuese, por që nuk ishte e paparashikuar për njerëzit që e njihnin mirë aktoren hollivudiane.

Pasioni midis Gwyneth dhe Chris Martin, rokerit të “Coldplay” duket se kishte kohë që ishte zbehur dhe dërmën e fundit ia dhanë disa foto të publikuara ditën e mërkurë në mediat botërore.

Disa ditë më parë, aktorja ishte e pranishme në një ndeshje besjbolli në Los Anxhelos, gjatë të cilës u fotografua duke u puthur me ish-të dashurin e saj, Donovan Leitch.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel