Obama: Rusia tregoi dobësinë

26/03/2014 00:00

Presidenti Barak Obama deklaroi se nuk do ta njohë aneksimin rus të
Krimesë, por një përgjigje ushtarake nga Perendimi është e pamundur. Për
shefin e Shtëpisë së Bardhë, veprimi i Moskës nuk është vecse shfaqje e
dobësise dhe jo e forcës.

“Rusia është një fuqi rajonale qe kercenon disa prej fqinjeve, jo duke treguar forcë por dobësi. Ukraina ka qene një vend ku Rusia, pergjate dekadave ka shume ndikim, prej shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Edhe ne kemi ndikim ndaj fqinjeve tanë, por nuk na duhet t’i pushtojme për të patur marredhenieve me te forta bashkepunimi”, tha Obama.

Sa i takon krahasimit mes Krimesë dhe Kosovës, shefi i Shtëpisë së Bardhe nenvizoi se nuk ka asnjë fakt se rusët në Ukrainë po kërcënohen, duke rrëzuar cdo paralele ekzistuese.

Barak Obama tha se “Uashingtoni është ende i shqetesuar për cënimin e metejshëm të Ukrainës nga Rusia”.“Neë York Times” shtron një pyetjen: Sa i madh është kërcënimi i Rusisë? Prestigjozja amerikane i referohet përballjes mes Obamës dhe kandidatit republikan për President, Mit Romni gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale në vitin 2012. Romni e cilësoi “Rusinë si armikun numër 1 gjeopolitik të SHBA-së, – duke thene se qendrimi agresiv i Putinit kërkon përgjigje te ngjashme nga Presidenti amerikan”. Ndoshta pas zhvillimeve të fundit, përgjigjia ishte pikërisht ajo e së martës. “Putini drejton nje fuqi rajonale- tha presidenti amerikan- kërcënimi i të cilës shtrihet deri tek vendet me të cilët kufizohet”. Presidenti amerikan u shpreh i inkurajuar nga vullneti i vendeve te BE-se për sanksione kundër Rusisë, që mund të kenë pasoja.

Top Channel