Shtatzënia e Cunis, tërbohet Demi Moore

25/03/2014 00:00

Ashton Kutcher ka hedhur pas krahëve të kaluarën e tij dhe duket i përkushtuar në ndërtimin e një familjeje me Mila Cunis, e cila përflitet së pret një fëmijë.

Pavarësisht se lajmi nuk është konfirmuar ende nga çifti, ish-i i Kutcher, Demi Moore nuk e ka kapërdirë. Burime pranë aktores, cituar nga “Shoëbizspy” thonë se aktorja 51-vjeçare është ndjehet “e dëshpëruar” dhe “e tërbuar”.

Demi është shumë xheloze për Mila, thotë burimi. Ishte para se të lidhej me Ashton dhe tashmë që Mila ka në krah ish-in e saj dhe pret një fëmijë prej tij, është tërbuar fare.

“Mua më thonte gjithmonë se nuk ishte gati për të ndërtuar një familje”, mësohet të jetë shprehur në prani të miqve të saj Demi.

Burimi i cituar nga “Shoëbizspy” shton se Ashton nuk pati guximin t’ia thotë para se lajmi të dilte në media, për të zbutuar disi tërbimin e Demi, e cila tashmë është në gjendje të rënduar emocionale.

Top Channel