Shakira hedh në treg albumin e ri

25/03/2014 00:00

Këngetarja Shakira i është rikthyer tregut muzikor pas rreth 4 vitesh mungesë. Gjatë këtyre viteve këngëtarja ka krijuar një histori dashurie me futbollistin e Barcelonës, Gerard Pique, me të cilin ka edhe një djalë, Milanin.

Më 25 mars pritet të dalë në treg albumi i saj i dhjetë, i paraprirë nga hiti “Empire” dhe bashkëpunimi me Rihannën “Can’t remember to forget you”.

Do të jenë 12 këngët e reja, pjesë e këtij albumi, ndërsa rrymat muzikore do të jenë të larmishme duke nisur që nga muzika Rock e deri tek ajo Pop Dance e latine.

Në album do të përfshihet edhe dueti ‘Medicine” së bashku me Blake Shelton, një këngë të cilën këngëtarja e ka performuar edhe në edicionin e shtatë të spektaklit ‘The Voice of America”.

Këngëtarja kolumbiane në një intervistë lidhur me këtë prodhim muzikor është shprehur se një ndër këngët që ajo do të veconte është ajo me titull “23”, një baladë me vlerë të vecantë, sepse i dedikohet të dashurit të saj Gerard.

Vec kësaj me 30 mars do të shfaqet në mbarë kanalet televizive botërore spoti i fushatës publicitare të kosit të frutave Activia, imazh i së cilit është këngëtarja.

Spoti është xhiruar më së shumti në pyll, ku këngëtarja e rrethuar nga pluhuri dhe yjet e ndricueshme kërcen teksa reklamon mirëqënien e saj të brendshme.

Top Channel