Paris Jackson ka kaluar një kohë cilësore me gjyshen e saj, që prej tentativës për vetvrasje në verën e shkuar.

Prej shumë muajsh, 15-vjeçarja është zhdukur nga vëmendja publike, duke gjetur strehë në vatrën e ngushtë familjare, pasi qëndroi disa kohë në spital dhe në një qendër rehabilitimi për të rinj.

Pas shumë kohe mungese, vajza e madhe e Micheal Jackson u rishfaq në publik, ndërsa u takua me vëllain e saj të vogël në Kaliforni.

Ndërkohë, marrëdhënia me vëllain e madh mbetet ende e panjohur. Sipas shtypit, ishte pikërisht mësimi i faktit që ajo nuk ishte vajza biologjike e këngëtarit të njohur të muzikës pop, rrjedhimisht as motra e vërtetë e dy djemve, faktori që e shtyu Paris të tentonte vetvrasjen një vit më parë.

Megjithatë, familja nuk ka bërë asnjë komunikim zyrtar, në lidhje me atësinë e adoleshentes.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel