Johansson: Nuk dua të jem objekt dëshire

25/03/2014 00:00

Scarlett Johansson ka fituar famë falë roleve seksi si ai në filmin ‘Lost in Translation’, por në një intervistë për revistën ‘The Wall Street Journal’ aktorja thotë se nuk do që të shihet më si objekt dëshire.

“Është bukur të jesh e famshme, por unë nuk dua të jem më një objekt dëshire”, tha 29-vjeçarja, e cila po pret fëmijën e saj të parë.

Scarlett shpreson që të ketë një jetë ku të ketë kohë për profesionin dhe familjen njëkohësisht: “Besoj se ekziston mundësia të mbaj familjen time dhe në të njëjtën kohë të bëj një film në vit ose të bëj teatër. Dua të kem gjithçka.”

Kjo intervistë u bë për promovimin e filmit të saj më të fundit me titull ‘Captain America: The Winter Soldier’. Pas shumë filmave të pavarur, Johansson tha se kishte dëshirë të ishte pjesë e një filmi të suksesshëm komercial.

“Doja të isha në një film të tillë, që është i bukur dhe fitimprurës në të njëjtën kohë”, tha aktorja, e cila në këtë film do të interpretojë superheroinën me emrin Vejusha e Zezë.

Top Channel