Si një aktore e famshme, Tara Reid është mësuar që të tërheqë vëmendjen publike.

Së fundmi, 38-vjeçarja protagoniste e “American Pie” u vendos në qendër të opinionit publik pasi u fotografua me një unazë fejese në dorë.

Reid postoi një foto që ngjalli shumë debat në rrjetet shoqërore, në të cilën dukej qartë unaza dhe imazhi u shoqërua me titullin “Jam shumë e dashuruar”.

Megjithatë, ditën e hënë Tara vendosi të bënte të qartë gjithçka, duke sqaruar se nuk ishte e lidhur dhe se i duhet të mbajë unazë për shkak të xhirimeve të një filmi të ri ku ajo është protagoniste.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel