Kutcher-Kunis presin fëmijën e parë

24/03/2014 17:15

Ashton Kutcher dhe Mila Kunis janë duke pritur fëmijën e tyrë të parë, konfirmoi një burim pranë çiftit për revistën “E!”.

Sipas të njohurit të hollivudianëve, shtatzania e Kunis është në muajt e parë dhe për momentin të dy duan ta mbajnë këtë të fshehtë, por tashmë të gjithë personat e afërt me çiftin kanë mësuar lajmin e gëzuar.

Ndërkohë, Kunis dhe Kutcher u fotografuan të lumtur përkrah njëri-tjetrit, në fitoren 112-103, që Los Anxhelos Clippers realizuan ndaj Detroit Pistons, në një ndeshje të NBA-së.

36-vjeçari u shfaq vazhdimisht në kontakt fizik me të dashurën e tij, me të cilën shkëmbeu përkëdhelje në sytë e të gjithë të pranishmëve në stadium.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel