" /> ">

Irina, e tensionuar gjatë klasikes

24/03/2014 17:35

Irina Shayk u shndërrua nga një supermodele, në një “grua” të përkushtuar, në klasiken e famshme të futbollit spanjoll midis Realit dhe Barcelonës.

28-vjeçarja ruse ishte një prej të ftuarave të nderit, në tribunën e “Santiago Bernabeu”, me rastin e ndeshjes më të shumëpritur të sezonit të Primera Division.

Rusja u fotografua duke ndjekur në ankth ndeshjen, ndërsa brofi në këmbë duke duartrokitur nga gëzimi, kur i dashuri i saj portugez shndërroi në gol 11-metërshin e golit të tretë të Realit.

Megjithatë, gëzimi i saj dhe i Cristianos ishte jetëshkurtër, me Barçën që përmbysi disavantazhin 3-2 dhe arriti të fitonte takimin me rezultatin 3-4.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel