Hugh Jackman, një Wolverine i plakur

24/03/2014 00:00

Hugh Jackman nuk është më i ri, por pavarësisht kësaj ai po bëhet gati për të interpretuar edhe një herë tjetër personazhin që e ka bërë të famshëm: mutantin Wolverine.

Filmi i tretë që i dedikohet ekskluzivisht këtij personazhi ka marrë dritën jeshile nga studioja Fox dhe aktori australian do të jetë sërish protagonisti kryesor. Jackman u bë i njohur në Hollivud në vitin 2000, kur luajti për herë të parë rolin e superheroit të novelave grafike në filmin X-Men.

Hugh kishte thënë më parë se e kishte të vështirë të vazhdonte të luante rolin e Wolverine pasi duhej shumë punë për të mbajtur një fizik muskuloz dhe në moshën 45-vjeçare është e pamundur të mbahet regjimi i rreptë stërvitor.

Gjithsesi, aktori do të jetë protagonisti i filmit që do të shfaqet për herë të parë në 3 mars 2017, por që ende nuk ka një titull.

Top Channel