Cher kthen pas kohën
24/03/2014 00:00
Një nga këngët e saj më të njohura titullohet “Të kthesh pas kohën” (Turn Back Time) dhe duket se Cher ka bërë pikërisht këtë gjë ditën e shtunë, gjatë koncertit të saj në Arizona.
Këngëtarja 67-vjeçare veshi të njëjtën xhaketë të zezë lëkure dhe të njëjtën parukë të 25 viteve më pare dhe rezultati ishte i njëjtë.
Nga fotot është e pamundur të gjesh ndryshime, kjo edhe për faktin se Cher është e apasionuar pas operacioneve plastike dhe këtë gjë nuk e ka fshehur kurrë.
Legjenda e muzikës do të zhvillojë 49 koncerte në kuadër të turit me emrin Dressed To Kill dhe të gjitha biletat e këtyre shfaqjeve janë shitur.
Top Channel