Udhëheqësi me më shumë ndikim në botë

22/03/2014 00:00

Pas shpalljes si “Njeriu i Vitit” për 2013 nga revista “Time”, tani mbërrin një tjetër ‘trofe’ për Papa Françeskun.

Këtë herë është revista “Fortune” e cila një vit pasi Françesku mori detyrën në krye të Vatikanit dhe gjithë katolikëve në botë, e përzgjedh atë si udhëheqësi më i rëndësishëm dhe me më shumë ndikim në botë.

Menjëherë pas Atit të Shenjtë “Fortune” vendos kancelaren gjermane, Angela Merkel, pasuar nga Alan Mullaly, 68 vjeç, Administrator i Deleguar i Ford dhe më pas Warren Buffet, padron i “Berkshire Hathaway”, njëra prej kompanive më të mëdha në botë që operon në fushën e ndërtimit.

Mungesa e madhe në listën e revistës prestigjoze është ajo e presidentit amerikan, Barack Obama.

Ja 10 personat më të rëndësishëm dhe me më shumë ndikim në botë sipas “Fortune”:

1)Papa Françesku
2)Angela Merkel
3)Alan Mullaly
4)Warren Buffet
5)Bill Clinton
6)Aung San Suu Kyi
7)Gjenerali Joe Dunford
8)Bono Vox
9)Dalai Lama
10)Jeff Bezos

Top Channel