Satelitë kinezë dallojnë pjesë të avionit në det

22/03/2014 00:00

Autoritetet kineze po hetojnë pamjet të tjera satelitore, që tregojnë
një objekt që pluskon në Oqeanin Indian, i cili besohet se ka lidhje me
avionin Boeing 777 të kompanisë “Malaysian Airlines”, me 239 pasagjerë, i
cili rezulton i humbur prej 8 Marsit.

Lajmi u bë publik nga Ministri i Transporteve të Malajzisë. “Lajmi që sapo moren është se ambasadori kinez ka marre pamjet satelitore të një objekti mbi ujë, në korridorin jugor dhe ata do te dergojne anije për të verifikuar. Pekini-pritet te beje nje deklarate ne oret e ardshme- tha ai”.

Pamjet e reja satelitore jane të 18 marsit dhe tregojnë një objekt 22 metra me 13 metra, 120 km larg vendit, ku edhe autoritetet australiane dalluan ditë më parë diçka të dyshimte. Fotot janë marrë nga sateliti kinez Gaofen 1, me rezolucion te larte, qe i perket Administrates se Hapsires Ajrore te Kines.  

Zyrtarët malajziane besojne se avioni qe u nis nga Kuala Lumpur per ne Pekin- nderroi kurs qellimisht. Kina është një prej 26 vendeve te perfshire ne kerkimet per avionin Mh370. Pjesa më e madhe e pasagjereve në bordin e avionit ishin kineze. Avione dhe anije po kërkojnë në pjesën jugore te Oqeanit Indian, pas publikimit te pamjeve te para satelitore qe tregonin objekte 2500 km ne jugperendim te Perthit ne Australi.

Gazeta britanike “Daily Telegraph” publikoi transkriptin e komunikimeve mes piloteve dhe kulles së kontrollit në Malajzi, megjithëse- sipas BBC-së- ai hedh pa drite për arsyet e zhdukjes së Boingut 777. Transkripti tregon komunikimin rutine, që perfundon me fjalët e fundit të pilotit të dytë, Farik Abdul Hamid: “Në rregull, natën e mirë”.

Sipas eksperteve, janë dy elemente qe duhet te nenvizohen, megjithese nuk duhet te perqendrohemi shume tek to. I pari është mesazhi i fundit në orën 01.07 minuta per lartesine e avionit, ishte nje perseritje e panevojshme e asaj që ishte thene 6 minuta me heret. I dyti, humbja e komunikimit me avionin, qe ndodhi në pikën e dorëzimit të kontrollit nga Malajzia në  Vietnam. Ministri i Transporteve të Malajzisë, Hishamudin Husein pranoi se ata po punojne kundër akrepave te ores, sepse kane mbetur edhe dy javë kohë për të gjetur kutine e zeze, perpara se te humbin sinjalin lokalizues elektronik.

Top Channel