Irani dhe Izraeli ndalin sulmet, Trump bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm
Presidenti amerikan, Barack Obama, do të takohet me Papa Françeskun më 27 Mars, në Vatikan. Data është zyrtarizuar nga Shtëpia e Bardhë.
Obama, – ka nënvizuar një këshilltar i presidentit, – “admiron
lidershipin e shfaqur nga Papa në vitin e parë të tij në krye të Kishës
Katolike Romane”.
New Jersey, 4 të vdekur nga zjarri në motel
Shkaqet e zjarrit ende të paqarta, u rrezikuan 40 persona
Të paktën 4 persona kanë mbetur të vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur nga një zjarr, që ka shkatërruar një motel në New Jersey. Në momentin e rënies së zjarrit, shkaqet e të cilit janë ende të panjohura, në motelin e marinsave “Cove Motor Inn” në plazhin “Point Pleasant”, ishin rreth 40 persona. Zjarrfikësit kanë gjurmuar disa persona, të cilët fillimisht u raportuan të zhdukur.
Turqi, “Google” rrezikon mbylljen si Twitter
Nuk i është përgjigjur pozitivisht kërkesës për heqjen e një videoje nga qeveria turke
“Google” refuzon të pranojë kërkesën e qeverisë turke për të hequr nga “Youtube” videon e të presupozuarës korrupsion të qeverisë. Lajmi raportohet nga “Wall Street” Journal”, që nënvizon se refuzimi i “Google” mund të çojë në vendimmarrjen e Ankarasë për të bllokuar edhe aksesin në “Youtube”, pas bllokimit që i është bërë “Twitter”-it një ditë më parë.
Kanabis, sërish drogë e lehtë në Itali
Ligji i dekretuar italian konsideron hashashin dhe marijuanën si droga të lehta
Hashashi dhe Marijuana vazhdojnë të konsiderohen nga ligji italian si droga “të lehta”. Këtë parashikon dekreti-ligj i Ministrisë së Shëndetësisë, i publikuar në Fletoren Zyrtare, duke u dalluar kështu nga drogat “e rënda” si heroina, kokaina apo amfetamina.
Top Channel