Mishel Obama në Kinë, takon presidentin

22/03/2014 00:00

Diplomacia e ping-pongut rikthehet sërish. Asnje diskutim per ceshtjet e
nxehta, por në fokus është bashkëpunimi në fushën e arsimit.

Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Mishel Obama u takua me presidentin kinez, Shi Xhinping dhe te shoqen Peng Liuan të premten, në ditën e parë të turit njëjavor ne vendin aziatik.

Per shume analiste, ajo po bën histori, duke e vizituar Kinën e vetme. Presidenti kinez mirepriti Zonjën e pare, dy vajzat Malian dhe Sashan dhe nenen e saj.

Ai i cilesoi marredheniet mes Kines dhe Shteteve te Bashkuara shume te rendesishme, per te dy vendet dhe për të gjithë botën. Presidenti Shi Xhinping tha se do të takohet me presidentin amerikan Barak Obamen ne hage pas disa ditesh dhe e ftoi ate te marre pjese ne takimin informal te APEC-ut qe do te zhvillohet ne nentor.Të shtunën, duke folur në Universitetin “Peking” në Pekin ajo tha sa i rëndësishëm është shkëmbimi arsimor mes dy vendeve te medha.

“Ne i shikojme studimet jashte- tha ajo- jo vetem si mundesi per t’u arsimuar per studentet, por edhe si pjesë të rëndësishme të politikës së jashtme të Amerikës”.

Ajo u këshilloi të rinjve “ta ndjejnë lirinë për të eksploruar boten, për të mësuar mbi kulturat e reja edhe duke bërë gabime”. Mishel Obames, bashke me vajzat dhe nenen e saj do te vizitojnë” Murin e Madh”,  qytetin historik perendimor të Shi’anit, rezervatin e pandave në qytetin jugor Çengdu. Ajo do të niset nga Kina më 26 Mars.

Top Channel