Esterina rrëfehet në “Fans Club”

22/03/2014 00:00

Esterina la mbrëmë shtëpinë e “Big Brother” pas vendimit të publikut. Por çfarë mendon ajo se e penalizoi daljen e saj? Çfarë do të ndryshonte nëse do të rikthehej edhe njëherë pas në kohë?

20-vjeçarja e ftuar në ‘Fans Club’ këmbënguli edhe njëherë tjetër se nuk do të ndryshonte asgjë nga ajo që kishte thënë e bërë brenda shtëpisë, duke u shprehur se nuk kishte bërë lojë, por kishte qenë vetvetja.

***

Më duket sikur ke sytë më lot që mbrëmë?

Esterina: Akoma nuk kam mbledhur veten dhe më duket sikur kam ndenjur vetëm një ditë atje. Ishte shumë e bukur, mendoj që është një përvojë që nuk përsëritet dhe më duket aq pak saqë do të doja të isha akoma atje brenda për ta mbaruar. Të isha drejt finales.

Kush nga familjarët e vuajti më shumë?
Esterina: Gjyshi e vuajti pak daljen. Ai e di se si jam dhe që aty brenda nuk arrita të shfaqem, plotësisht se si jam.

Cfarë të mungon tani?
Esterina: Prisja të ishte ndryshe aty brenda, por ditët e fundit e kuptova se si ishte loja aty. Nuk kisha djallëzinë sic e kanë disa persona aty. Fakti që kam qenë gjithmonë nën presion duke më sulmuar 2-3 persona dhe duke mos patur asnjë në krah më penalizoi. Nuk prisja që të kisha shokë dhe shoqe, por nuk doja keqardhje nga banorët, por kam parë dicka të thuhet që Esterina kërkon mëshirë këtu brenda. Këtë s’e kam kërkuar asnjëherë dhe banorëve u kam thënë mos rrini me mua për mëshirë. Jam rritur me idenë që nuk jam e aftë që të bëj asgjë në jetë, por tani mendoj që jam e aftë të bëj shumë.

Pas Big Brother?

Esterina: Ndjehem shumë më e fortë se përpara. Aty mësova të kem durim.

Pse s’ma dhe numrin e telefonit të tët eti?

Esterina:
Nuk e kam numrin e tij, s’e kam patur asnjëherë.

Prisje që të shfaqej yt atë?

Esterina: E kam pritur dhe për këtë më vjen keq që mbaroi kaq shpejt. Prisja që të shfaqej dhe të më kërkonte falje.

Arditi të akuzoi se kishe marrë zemër nga mbështetja e Valerit…

Esterina: Unë s’kam marrë zemër nga askush, jam ajo që kur përpiqem të më sulmojnë do mbrohem. Sa për Arditin, ai s’ka cfarë të flasë sepse s’di c’të bëjë, vetëm të rrijë dhe të shikojë.

Fakti që Eraldi zgjodhi Esidën jo ty, ishte pika e kthesës në lojën tënde?

Esterina : Jo ka nisur pak më parë, që kur Eraldi dhe Meridiani më kundërviheshin duke më thënë gjithmonë pusho se je e vogël sa herë që flisja.

Pyetjes se cfarë e tërhoqi tek Eraldi, Esterina iu përgjigj shkurt: Ishte pëlqim fizik.

Në studion e Fan Club u diskutua edhe mbi seksualitetin e Mikelës pas vetë mohomit të saj një natë më parë se nuk ishte lesbike. Opinionisti i ftuar mendon se është look-u i saj i thjeshtë, rezultat i punëve të mëparshme, ka bërë që banorët të dalin në konkluzione të gabuara.

Të ftuara ishin edhe motra dhe shoqja e ngushtë e Esidës që folën për raportin e saj me Eraldin dhe lojën që po zhvillon brenda shtëpisë.

“Mendoj se jashtë do ishte Esida ajo që nuk do të donte të vazhdonte me Eraldin”, tha motra e Esidës, ndërsa shoqja e saj u shpreh se deklaratën e bërë ditët e para të Big Brother ku thoshte se ishte lezbike, Esida e ka bërë thjesht për lojë.

Gjatë javës,  Enkelejdi dhe Valeri u përpoqën të vënë në lojë banorët e tjerë duke u hequr si çift. Në fillim ishte Enkelejdi që iu mëshua fort kësaj loje, por më vonë u tërhoq prej saj. Babai i Enkelejdit i ftuar në Fan Club tha se Enkelejdi është pjesë lojës dhe aty po e luan atë dhe gjithcka në lidhje me lojën me Valerin është thjesht një lojë.

Top Channel