Suedi, ‘vrasësi serial’ fiton lirinë

21/03/2014 00:00

Personi, dikur i cilësuar si vrasësi serial më gjakftohtë në Suedi, sot ndodhet i lirë. Autoritetet suedeze i dhanë lirinë Sture Bergwall, 63-vjeç pas rihetimit të dosjes së tij kriminale, ku u arrit në përfundimin se dënimi i tij ishte vendosur në bazë të dëshmive të rreme.

63-vjeçari u vendos në qendër të vëmendjes së publikut vendas në mesin e viteve ’90, kur akuzohej për vrasjen e të paktën 30 personave. Në proceset gjyqësore që zgjatën nga 1994 deri në vitin 2001 u gjet fajtor për tetë vrasje dhe u dënua me izolimin  në një institut psikiatrik.

Në 2001 ai pranoi vrasjet, por më vonë deklaroi se nën efektin e qetësuesve të fortë dhe çrregullimeve mendore kishte gënjyer për to.

Kjo coi në rihapjen e dosjes dhe një vit më parë gjykata urdhëroi rihetimin. Në përfundim të këtij rihetimi, Bergwall doli i pafajshëm për vrasjet. Megjithatë ai do të vazhdojë të mbahet në institutin psikiatrik, deri kur një tjetër gjykatë të vendosë për shëndetin e tij mendor.

Avokati i të dënuarit padrejtësisht që kaloi 20 vite izolim në institutin psikiatrik tha se klienti i tij është mbajtur padrejtësisht i izoluar për kaq kohë dhe se tashmë do të shqyrtonte mundësinë për të kërkuar dëmshpërblim prej autoriteteve.

Rasti në fjalë ka vënë në lëvizje qeverinë suedeze që ka nisur një hetim të gjithë sistemit të drejtësisë për ta përmirësuar atë.

Top Channel