Seti fotografik i Theron në Majemi
21/03/2014 00:00
Para se të bëhej e famshme në Hollivud ka qenë balerinë dhe kjo është arsyeja pse Charlize Theron duket e mahnitshme edhe duke bërë lëvizjet më të çuditshme dhe qesharake.
Aktorja 38-vjeçare tregoi një elegancë të pashoqe thjesht duke hedhur një top në ajër e më pas duke kërcyer për ta kapur atë gjatë një sesioni fotografik në plazhin e Majemit.
Charlize ishte veshur me të bardha për fotot e realizuara nga fotografi Mario Testino.
Më parë gjatë ditës, aktorja është parë me rroba banjoje të zeza duke bërë xhiro me një motorr uji.
Top Channel