Scarlett Johanson fsheh shtatzëninë

21/03/2014 00:00

Scarlett Johanson është shfaqur e mrekullueshme në tapetin e kuq për premierën e filmit “Captain America: The Winter Soldier”.

Të gjithë fotografët e kishin drejtuar objektivat tek trupi i saj pas lajmeve për shtatzëninë. Por duket se aktorja ka arritur ta fshehë mirë barkun.

Scarlett, e cila ka bërë një stërvitje të gjatë në arte marciale për rolin e Vejushës së Zezë në këtë film, ka thënë se do të vazhdojë të aktrojë sa të jetë e mundur.

“Kam marrë shumë të nxira teksa xhiroja “Captain America”. U përpoqa të ulja në maksimum përdorimin e dublantëve”, ka thënë Scarlett.

FOTO GALERI
1/4
Scarlett Johanson fsheh shtatëzaninë

Top Channel