Ronaldo-Shayk “vjedhin” ndeshjen e Euroleague

21/03/2014 17:35

Të gjithë sportdashësit e skuadrës së basketbollit të Realit të Madridit morën një surprizë të papritur në ballafaqimin e skuadrës së tyre në Euroleague me CSKA-në e Moskës.

Për kënaqësinë e të gjithë të pranishmëve, në pallatin e sportit ishte i pranishëm çifti më i famshëm i qytetit, ai midis Cristiano Ronaldos dhe supermodeles Irina Shayk.

Të mësuar me vëmendjen e publikut, portugezi dhe 28-vjeçarja e shndërruan hyrjen e tyre deri në tribunë në një “pasarelë mode”, ndërsa sportdashësit harruan se përse kishin ardhur në stadium, duke drejtuar objektivin e kamerave të tyre mbi dy personazhet e famshme.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel