Putin firmos ligjin e aneksimit të Krimesë

21/03/2014 18:00

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nënshkroi një ligj që formalizon aneksimin e Krimesë, pavarësisht goditjes nga sanksionet e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Duke njehsuar sanksionet me SHBA-në, Brukseli vendosi të premten për ndalimin e hyrjes në territorin e BE-së dhe për ngrirjen e aseteve të 12 zyrtarëve të lartë rusë.

Në listën e të sanksionuarve përfshihet zëvendëskryeministri Dmitry Rogozin dhe dy prej ndihmësve më të afërt të Vladimir Putin, Sergey Glazyev dhe Vladislav Surkov.

Më parë gjatë ditës, në një takim të përbashkët, BE dhe Ukraina u angazhuan për të forcuar marrëdhëniet politike dhe ekonokike midis tyre.

Me sanksione të reja që mund të godasin Moskën në ditët në vazhdim, bursa ruse pësoi një zhvlerësim të ndjeshëm gjatë ditës.

Në një ngjaje paralele gjatë ditës, policia ukrainase arrestoi kreun e “Naftogaz”, firmës shtetërore të energjisë, Yevhen Bakulin.

Ai akuzohet për mashtrim financiare me vlerë 4 miliardë dollarë gjatë drejtimit të Yanukovych.

Top Channel