Paul Walker “ringjallet” në ekran

21/03/2014 20:25

Një prej aktorëve më të mëdhenj të filmave me aksion, i ndjeri Paul Walker rikthehet edhe një herë të fundit në ekran, me filmin e fundit të xhiruar përpara vdekjes së tij tragjike në Nëntor 2013.

I ndarë nga jeta në moshën 40-vjeçare, Walker shfaqet në trailerin e “Brick Mansions” në formën më të mirë dhe në kulmin e aftësive të tij të aktrimit, duke u bërë protagonist i disa skenave vërtet të vështira.

Në trailer e filmit që po pritet me padurim nga të gjithë fansat e tij, Walker është protagonist i disa dyluftimeve dhe veprimeve të rralla akrobatike që të lënë pa frymë.

Në një prej skenave më epike, Walker, i cili luan rolin e një polici kërcen nga një tarracë pallati dhe kapet fluturimthi pas një tubi metalik në fasadën e pallatit përballë.

“Brick Mansions”, së shpejti në kinema, do të jetë edhe homazhi i fundit mbi karrierën e shkëlqyer, të ndërtuar në jetën e shkurtër të aktorit të pafat.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel