Michelle Obama luan ping-pong

21/03/2014 00:00

Zonja e parë amerikane ndodhet për një vizitë në Pekin, e shoqëruar nga mamaja e saj Marian Robinson dhe dy vajzat Sasha dhe Malia.

Michelle Obama do të qëndrojë në Kinë deri më 26 mars, ku do të takohet me “homologen” e saj dhe do të marrë pjesë në disa aktivitete sociale.

Ndërkohë, për t’u çlodhur pas udhëtimit të gjatë nga Uashingtoni në Pekin, ajo ka marrë pjesë në një turne ping-pongu me studentët kinezë, të njohur për aftësitë e tyre në këtë sport.

FOTO GALERI
1/2
Michelle Obama luan ping-pong

Top Channel