Kush do të lërë shtëpinë?

21/03/2014 00:00

Lojëra, dyshime e debate në shtëpinë e Big Brother gjatë javës. Rigelsi është në qendër të lojrave që banorët po bëjnë. Matilda bën sikur është ndarë me Fatjonin për shkak të tij, Xhuli bën sikur është cift me Arditin dhe po lihen edhe ata, po për Rigelsin.

Xhuliana dhe Arditi kanë treguar afrimitet edhe para banorëve të tjerë, duke ngritur dyshime mbi raportin e tyre, ndërsa Jona duket se nuk është e kënaqur me këtë gjë.

Mes Esidës dhe Esterinës vazhdon situata e nderë dhe duket se gjithcka bëhet shkak për të ironizuar njëra – tjetrën.

Raport i nderë edhe mes Valerit dhe Meridianit e Mikelës. Valeri i akuzon ata se tallen me Esterinën, ndërsa cifti në lojë reagon duke thënë se Valeri përdor Esterinën për të bërë lojë. Në vecanti situata mes Valerit dhe Meridianit po bëhet më e padurueshme për ta.

Nevila konkurroi në Akademinë e Policisë dhe ua komunikon banorëve, të cilët ishin shqetësuar për ‘zhdukjen’ e saj të papritur nga shtëpia.

Pak para spektaklit të sotëm, situata duket e tensionuar mes banorëve, duke mos kursyer fjalët. Ankthi i eliminimit po ndjehet gjithmonë e më shumë. Kush do të lërë shtëpinë? Vendimi i mbetet publikut sot në mbrëmje.

Top Channel