BE hedh sytë nga gazi amerikan

21/03/2014 00:00

Situata në Ukrainë është fokusi i takimit të krerëve të Bashkimit Europian, por në Bruksel nuk diskutohet vetëm politika.

Lideret e mbledhur atje po perpiqen te gjejne menyrat e reduktimit te varesise se kontinentit te vjeter nga importet e gazit rus.

Europa permbush gati 30 % te nevojave te saj per gaz me furnizimet ruse, shifer kjo qe per disa prej udheheqesve europiane, i jep Moskes fuqi tregtare te tepruar. Zeri i Amerikes permend një impiant për nxjerrjen e gazit në Pensilvani, një ndër dhjetëra pika në Shtetet e Bashkuara, ku nxjerrja bazohet ne teknologjine e frakturës me presion hidraulik si metode qe mund ta shnderroje vendin ne prodhuesin kryesor të gazit në botë.

Dhe duket se Europa po shpreson qe pikerisht kjo të jetë përgjigjja afatgjatë e varësisë se saj nga gazi rus. Lideret europian duan që Amerika të fillojë të dërgojë gaz në formë të lëngëzuar, dhe per kete, sic pohoi ne Bruksel Komisioneri i Tregtise Tregtinë Karel De Gucht, do te negociohet me Washingtonin.

Pengesat megjithate nuk mungojne. Nder to, analiste shkepusin koston e transportit, qe do ta bente gazin amerikan me te shtrenjte se ai rus. Kundërshtarët e projektmarreveshjes me SHBA-ne argumentojne se gazi i lirë i nxjerrë përmes presionit hidraulik nuk duhet të eksportohet, pasi u jep bizneseve amerikane avantazh në tregun global.

Por per europianet, diversifikimi i burimeve energjetike është çelësi për të ndryshuar marrëdhënien gjeopolitike me Rusinë. Qershorin e vitit te kaluar, kujton VOA, Greqia nënshkroi një marrëveshje për tubacionin nga fushat e gazit në Azerbajxhan për furnizimin e BE-se  duke ofruar një alternativë për importet ruse. Por tubacioni TAP nuk pritet të ndërtohet deri në 2019, cka forcon pozitën e Europes.Gazi dhe nafta ruse mbeten megjithate per kontinentin e vjeter me te lirat, sado revoltuese te jene politikat e Kremlinit.

Top Channel