Rusia shpall sanksione ndaj SHBA-së

20/03/2014 21:20

Rusia shpalli ndalimin e hyrjes në vend dhe ngrirjen e aseteve në bankat ruse për nëntë zyrtarë të lartë amerikanë, duke iu kundërpërgjigjur në të njëjtën mënyrë ndëshkimit të 21 zyrtarëve rusë nga Uashingtoni.

Në një deklaratë, zëvendëskryeministri Sergei Ryabko theksoi se Moska po shqyrton mundësinë që të godasë me sanksione të reja SHBA-në, të cilat do të jenë në përputhje me masat ndëshkuese që mund të merren ndaj vendit pas pushtimit të Krimesë.

Lista e të ndëshkuarave përfshin kryetarin e Dhomës së Përfaqësuese, John Boehner, senatorin John McCain dhe kreun e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, Bob Menendez.

Në një reagim, senatori McCain ironizoi për këtë vendim duke thënë se ishte i keqardhur për faktin se “nuk mund të kalojë më pushimet e pranverës në Siberi”.

Nga ana e tij, zëdhënësi i kryetarit të Dhomës, tha se “Zoti Boehner është krenar që përfshihet në listën e atyre që kundërshtojnë agresionin e Putinit”.

Top Channel