Dëmtimi i Miley Cyrus
20/03/2014 00:00
Ditën e hënë e kaloi në një klub striptizmi të Nju Orlinsit, ku iu bashkua striptisteve duke imituar lëvizjet e tyre dhe duket se kjo i ka sjellë disa dëmtime të vogla këngëtares Miley Cyrus.
21-vjeçarja kishte një njollë të zezë tek të pasmet e saj të mërkurën që nuk mund ta linte pa ia treguar fansave në Instagram.
Cyrus postoi një foto nga Florida, ku shihet e shtrirë në plazh me një këmbë ngritur dhe me gjuhën jashtë.
Top Channel